Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, u shpreh kundër Ministrisë së Financave, e cila kërcënon punëtorët e sektorit publik me pezullim të pagave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u deklarua kundër Ministrisë së Financave, e cila ka kërcënuar punëtorët e sektorit publik me pezullim të pagave për shkak të grevës. Abdixhiku ka thënë se një veprim i tillë i qeverisë paraqet presion dhe kërcenim të proceseve demokratike në Kosovë. Ata kanë gjetur një kryeministër që me frikë e kërcënim, provon t’i mbulojë të gjitha dështimet e tij. Ndërprerja e kontratave të tyre, në këtë kohë krize, është goditja më e rëndë që një qeveri mund t’u japë qytetarëve të vet. Kështu nuk duhet të duket Kosova demokratike, kështu nuk duhet të trajtohen punëtorët tanë. Kryeministri i premtimeve, që sot s’mund ta mbajë asnjë, po dëshmon, si çdo ditë, që është i paaftë për ta drejtuar vendin, kërkesat qytetare e krizat e mëdha, ka shkruar Abdixhiku, në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …