Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kriza ekonomike qytetarëve iu ka arritur në asht, andaj edhe është sosur durimi i tyre

Pasi Ministria e Financave e ka kërkuar listën e grevistëve për t’iu ndalur pagat, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai iu ka drejtuar të parit të Qeverisë me fjalët:  Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët, por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata. Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur.  Ju duhet kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.%. Çdo formulë tjetër do t’u kthehet në bumerang. Është sosur durimi, ka nënvizuar Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …