Pas vizitës që emisari i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Mirosllav Lajçak i ka bërë përfaqësuesve të strukturave serbe në Veri, ku ka takuar edhe klanin kriminal të Milan Radojçiqit, analisti dhe njohësi i politikave në Ballkan, Janusz Bugajski e ka pyetur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Mirosllav Lajçak se kur do t’i takojë përfaqësuesit shqiptarë në Serbi. Për emisarët e dialogut nuk ekziston çështja e Kosovës Lindore, pasi këtë e ka anashkaluar, delegacioni i Kosovës në bisedime me Serbinë, por edhe indiferenca e pakuptim e vetë përfaqësuesve të tri komunave me shumicë shqiptare, të mbetura nën Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
