leoni

Lumir Abdixhiu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar planin e partisë së tij për energjinë elektrike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kriza energjetike vazhdon të godasë vendin tonë rëndë, andaj  kemi nevojë për veprim të menjëhershëm shtetëror. “Mesazhi im për masat që duhet të ndërmirren që sot dhe planin tonë 10 pikësh të prezantuar tashmë”, ka shkruar Abdixhiku. Plani bën thirrje për paketë të re subvencionimi për çdo familje kosovare, ekzekutim të plotë të mjeteve të zotuara nga viti paraprak, rishikim të tarifave diskriminuese të tanishme, kontrata afatgjate furnizimi dhe heqje të TVSh-së në të gjitha faturat energjetike në Kosovë. Nëpërmjet propozimit tonë, ne i kërkojmë Qeverisë së Kosovës të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes, çmimi i të cilave pothuajse është trefishuar tashmë. Mbi të gjitha, riparimi i Bllokut A5 në KEK nuk duhet të presë as edhe një ditë”, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Johannes Volkmann, nipi i ish-kancelarit legjendar gjerman Helmut Kohl, ka bërë një thirrje të fuqishme …