Më 24 qershor 2023 maturantët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore

Ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore

Ka përfunduar afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Pas përfundimit, kjo ministri ka bërë të ditur se në këtë afat kanë marrë pjesë rreth 5 mijë maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë. Provimi është organizuar në 59 qendra të Testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues, si dhe 600 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar, thuhet në njoftimin e MASHT-it. Ministria ka bërë të ditur që sipas informatave të para të Komisioneve, provimi ka filluar dhe ka përfunduar në kohën e caktuar dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …