Natyra Kuçi

Natyra Kuçi: Kurti dëshiron t’i bëjë “hisedarë” të gjithë, në pushtetin e tij, në fitore e humbje, në arritje e dështime

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, deklaroi se kryeministri, Albin Kurti, po kërcënon opozitën dhe mediat, duke kërkuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, që suksesi dhe dështimi të jenë të përbashkëta. Natyra Kuçi iu ka referuar një fjalimi që Kurti pati në mbledhjen e përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku deklaroi se mbështetja e aktivistit duhet të jetë e tëra në sukses e në dështim. Nëse kjo s’flet për nënshtrim atëherë asnjë deklaratë diskursive nuk mund ta shpërfaqë. Kurti dëshiron që t’i bëjë “hisedarë imagjinarë të gjithë, në pushtetin e tij, në fitore e humbje, arritje e dështim, ashtu që t’i nënshtrojë në hegjemoninë e tij. Atij i nevojitet terren homogjen ku kritika mbytet gati si natyrshëm, pa ndërhyrje të drejtpërdrejt të dhunshme, sepse ai zgjati dorën sepse do të bëjë bashkëpronarë në arritjet e dështimet e tij, ka thënë mes tjerash, zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …