Malishevë: 3 të shëruar dhe 2 raste të reja me covid

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevë, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 2 raste të reja. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4254 raste, prej tyre 4122 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 45 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …