Sibel Halimi

Sibel Halimi: E papranueshme, qasja diskriminuese e zyrtarëve të Vetëvendosjes ndaj atyre që nuk pajtohen me diktatin

Zëdhënësja e LDK-së,  Sibel Halimi, ka thënë se Kosova s’ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes, duke iu kundërpërgjigjur kështu Elvis Hoxhës së Lëvizjes Vetëvendosje i cili sulmoi Rrahman Jasharajn shkak i organizimit të grevës në arsim. “Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes, dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave”, ka shkruar ajo. Halimi thotë se një qasje e tillë e zyrtarëve të lartë të LVV-së është e papranueshme dhe diskriminuese përballë gjithë atyre që s’pajtohen me “sundimin absolut. E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut”, ka shkruar tutje ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …