Atdhe Hykolli

Duket se Kurti e ka “blerë” Atdhe Hykollin, atë e njeh lider sindikal, injoron Rrahman Jasharin, që është kryetar i SBASHK-ut

Kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për grevën e mësimdhënëseve, të cilën e ka organizuar SBASHK-u në krye me Rrahman Jashararin, por ai e ka injoruar kryetarin e  SBASHK-ut, Rrahman Jashari, duke thënë se s’mund të takohet me të, meqë është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Atdhe  Hykolli. Kurti ka thënë me këtë rast  se liderë të degëve sindikale në të kaluarën kishin krijuar lidhje direkte me politikanë, kryeministra e ministra. Ne jemi me mësimdhënësit. Mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit. Ne kemi bërë shumë luftë për shkollë, që ta bojkotojmë me greva. Duhet të fillojë mësimi një orë e më parë. Ju bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve të  hënën të jenë në mësim. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli. Ndërsa ministrat e mi kanë takuar degët sindikale të BSPK-së. Nëse duam shtet duhet të ketë rregullsi. Unë s’dua të kapërcej kreun e BSPK-së e të takojë liderë të degëve sindikale, sepse ashtu nuk ka rregull. Duket se Kurti e ka “blerë” lirë Atdhe Hykollin meqë atë e njeh si lider sindikal por jo Rrahman Jasharin që është kryetar i SBASHK-ut, dhe të cilin disa spiunë të Millosheviqit, në Vetëvendosje,  e shpallin bashkëpunëtorë të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu-Kodra: Albin Kurti, si gjithmonë, kur përballet me sfida apo dështime, tenton të gjejë fajtorë të tjerë

Kundër kritikave të kryeministrit në detyrë ndaj partive opozitare dhe Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe …