leoni

Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Nevoja për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, sërish sjellë në rajon emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, me disa këshilltarë

Nevoja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi do të sjellë në rajon  emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kësaj radhe edhe me këshilltarët e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman. Nga Bashkimi Evropian bëjnë me dije se ndarazi emisarët do të takojnë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për të parë si do të vazhdohet tutje me dialogun. Përfshirjen më intensive në dialog të Francës dhe Gjermanisë e ka mirëpritur i pari i qeverisë, Albin Kurti. Deri më tani Bashkimi Evropian nuk ka dhënë detaje për kohën dhe agjendën e një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut, megjithëse në Kosovë pritet të diskutohet për çështjen e targave. Por, gjatë qëndrimit në veri të Kosovës, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër pa dakordim për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …