Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë, por të marrë parasysh kërkesat e sindikatave

Kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj pret nga qeveria që të mos këmbëngulë dhe të marrë parasysh kërkesat e sindikatave. Ai pas takimit në Këshillin Ekonomik Social, është pyetur se a “do të lëshojnë pe” në kërkesën e tyre për 100 euro. Ai u shpreh optimist pas këtij takimi se në vikend do të arrihet marrëveshja. “Nuk mund të flas tani se janë njerëzit tjerë që i bëjnë këto planifikime dhe unë besoj që BSPK është e gatshme për dialog. Çfarëdo të bëjë konkretisht unë nuk mund të them se është ekipi i ekspertëve. Atë që neve na thonë njëri prej përfaqësuesve të BSPK-së në takim do të marrë vendimet edhe nga anëtarësia, edhe nga ekipet e ekspertëve dhe do t’ia paraqesim qeverisë. Me urimin që edhe qeveria mos të këmbëngulë me vendimet e veta 50 dhe pikë. Nëse të dy palët jemi vërtetë për dialog, e shtuna dhe e diela mund të sjellin edhe ndryshime. Nëse jo, atëherë fatkeqësisht do të kemi një situatë që nuk e ndryshojmë as ne”, ka thënë Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, bën thirrje për evitimin e veprimeve të njëanshme lidhur me Urën e Ibrit

Shefja e UNMIK, Caroline Ziadeh, ka kërkuar  që të shmangen veprimet e njëanshme lidhur me …