leoni

Bekim Çollaku

Bekim Çollaku: Kryeministri Kurti dhe kryetari i Serbisë, Vuçiq, nuk kanë vullnet për të arritur marrëveshje me dialog

Analisti, Bekim Çollaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari  i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë mungesë minimale të vullnetit politik, për të arritur marrëveshje në dialog Në këtë proces problemi është se të dy liderët, ai i Serbisë dhe lideri i Kosovës, në këtë rast kryeministri Kurti, kanë mungesë minimale të vullnetit politik, për të bërë diçka serioze në dialog. Çollaku tha se nuk ka dinamikë fare, ka pasur ngecje, ka pasur takime të vështira, ka pasur vetëm përplasje, nuk ka pasur marrëveshje të re, ka pasur riciklim të një marrëveshje të shkruar dhe një e pashkruar, mirëpo nuk kemi parë asnjë marrëveshje dhe asnjë përpjekje serioze për marrëveshje përfundimtare, sepse tani fokusi do të duhej të ishte te një marrëveshje përfundimtare dhe jo te riciklimi apo rihapja e marrëveshjeve që janë arritur që nga viti 2011”, deklaroi Bekim  Çollaku.

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …