Brickos

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Azemi: Mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin dhe shumë kompani po punojnë me 5o për qind të kapaciteteve

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi  ka alarmuar se gjendja në sektorin privat të punësimit është shumë e rëndë. Gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka deklaruar se gjatë këtij viti, mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin. Kosova ka mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani janë drejt mbylljes e shumë të tjera po punojnë me 50% të kapaciteteve. “Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës. Më e keqja është se orientimi i të kualifikuarve dhe të pakualifikuarve është ikja nga Kosova” ka tërhequr vërejtjen, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …