Ambasadori, Astrit Zemaj: Kosova përfiton nga Pakoja mbështetëse amerikane

Ambasadori, Astrit Zemaj: Kosova përfiton nga Pakoja mbështetëse amerikane

Kosova përfituese e pakos mbështetëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pako që i ndahet Ukrainës dhe partnerët e saj. Pakoja mbështetëse e prezantuar nga sekretari i shtetit Blinken, është mbështetje për partnerët amerikanë, në mesin ë shteteve partnere është edhe Kosova. Këtë mbështetje amerikane e ka konfirmuar edhe Ambasadori Astrit Zemaj, që është përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO, përmes postimit të tij në rrjetin social facebook. Ambasadori Zemaj shprehet i gëzuar për përkrahjen amerikane që i epet edhe Kosovës, krahas shumë shteteve tjera partnere të ShBA-ve. Në postimin e tij, Ambasadori Zemaj, ka thënë: “Në pakon e mbështetjes së SHBA-ve për aleatët dhe partnerët, edhe Republika e Kosovës është përfituese e pakos. Në një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s, Sekretari Blinken informoi aleatët për mbështetjen e ardhshme amerikane me vlerë 2.2 miliardë dollarë në investime afatgjata nën financimin e jashtëm ushtarak për aleatët tanë, partnerët dhe Ukrainën”. Zemaj, si përfaqësues i Republika e Kosovës, krahas 50 vende aleate, ka marrë pjesë në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, të mbajtur në Bazën Ajrore Ushtarake në Ramstein të Gjermanisë, takim i kryesuar nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Lloyd J. Austin III. ( A.Lushaj)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …