Macedonia protest

‘The National’: Pushteti në Maqedoni, i përkrahur nga Moska

Gazeta skoceze ‘The National’ i ka kushtuar një artikull gjendjes politike në Maqedoni, ku thekson se ky shtet është nën goditjen e skandalit me përmasa epike. Kjo gazetë përmend sesi Qeveria konservative po bëhet autoritare në lidhje me fshehjen e një vrasje dhe aferës së përgjimeve. “Përgjimet tregojnë korrupsion në Qeveri, keqpërdorim të fondeve dhe ndjekje të pabaza kriminale të kundërshtarëve”, shkruan gazeta skoceze. Më tej, ‘The National’ përmend se pushteti në Maqedoni ka mbështetje nga rusët.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Besoj se viti 2026 është koha që të mbështetet Kosova për t’u anëtarësuar në NATO

Duke folur për pritjet e tij lidhur me antarësimin e Kosovës në NATO, ish ministri …