Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u ka paralajmëruar se orët e humbura të mësimit, nuk do të kompensohen

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka paralajmëruar se orët e humbura të mësimit, nuk do të kompensohen. Anëtarja e këshillit grevist të SBASHK-ut, Luljeta Boshnajku ka deklruar për Kosovapres se sipas ligjit dhe grevave orët e humbura nuk zëvendësohen. “Qeveria duke ditur këtë fakt se orët e humbura nuk zëvendësohen nuk po ndërmerr asnjë hap. Po ashtu, kërkesa e prindërve është që orët e humbura të mos zëvendësohen sepse përveç të shtunave, nuk ka ditë tjera për të zëvendësuar. Nuk kanë efekt zëvendësimi i orëve, këtë e ka vërtetuar dhe pandemia sepse as nuk ishte vullneti i fëmijëve dhe as vullneti i prindërve që orët e humbura të zëvendësohen”, ka theksuar mes tjerash, anëtarja e këshillit grevist të SBASHK-ut, Luljeta Boshnajku.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …