Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se deri tani kanë rikthyer nën kontroll rreth 3 mijë km territor

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar gjatë kundërofenzivës së tyre kundër ushtrisë ruse, deri më tani kanë rikthyer nën kontroll rreth 3 mijë km territor. Komandanti i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, ka thënë se Ukraina po vazhdon të çlirojë territoret e pushtuara nga Rusia. “Po e shohim si po ikin pushtuesit në disa drejtime. Nëse do të ishim edhe më të fuqishëm me armë, ne do t’i çlironim rajonet më shpejt”.  Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se beson që ky dimër do të shënojë pikën e kthesës, dhe do të rezultojë me çlirim të shpejtë të Ukrainës. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar tërheqjen e forcave të saj, duke thënë se ky vendim është marrë për t’ua mundësuar ushtarëve “rigrupimin” në territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur prej Moskës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …