OKB: Ushtria ruse vazhdon të keqtrajtojë civilët në Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014

OKB: Ushtria ruse vazhdon të keqtrajtojë civilët në Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi se ushtria ruse vazhdon të keqtrajtojë civilët në Krimenë të cilën Rusia e ka aneksuar në vitin 2014, transmeton agjencia Anadolu. Kryetarja e Misionit të OKB-së për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Ukrainë, Matilda Bogner në një fjalim në konferencën javore në Zyrën e OKB-së në Gjenevë foli mbi situatën humanitare në Krime. Ajo tha se me fillimin e luftës Rusi-Ukrainë situata humanitare në Krime në muajt e fundit është përkeqësuar. “Federata Ruse në Krime nëpërmjet ligjeve të këqija dhe të papërcaktuara në mënyrë të qartë vazhdon të bëjë presion mbi lirinë e shprehjes dhe të ndëshkojë kritikat kundër Rusisë dhe ushtrisë së saj”, theksoi Bogner. Sipas saj, që nga marsi 89 persona janë ndjekur penalisht në Krime për “shënjestrimin e reputacionit të ushtrisë së Federatës Ruse”. “Mësuesit në Krime që refuzojnë të mbështesin të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak‘, përballen me sanksione dhe frikësime”, tha Bogner.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj përkujton 26-vjetorin e rënies së heronjve Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e rënies …