Atdhe Hykolli

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka biseduar për grevën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ai ka raportuar para kryetarëve të sindikatave  në nivel komunal për krejt çka ka debatuar me kryeministrin. Sindiklistët kanë kërkuar që kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, të zhvillojë dialog  me Albin Kurtin. Përmes një njoftimi për media, thuhet se Hykolli nuk është pajtuar me Kurtin, pa u plotësuar kushtet. Ai  i ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë. Kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog edhe të ndodh me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: E votova për kandidaturën serioze të VV-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryeparlamentar, duke theksuar …