​Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që zbatimi i Ligjit të Pagave të hyjë në fuqi më 1 janar 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që zbatimi i Ligjit të Pagave të hyjë në fuqi më 1 janar 2023.  Ai gjatë një konference për medie, ka treguar se është kërkuar një interpelancë parlamentare për ministrin e Financave, Hekuran Murati, duke shtuar se bizneset në vend janë në prag të falimentimit financiar. Ne kemi kërkuar një interpelancë për ministrin e Financave, për arsye se gjendja në sektorin privat është tepër e rënduar, mirëpo jemi pajtuar se çështja e grevës është një temë më rëndësi. Ne si GP i AAK-së nuk mund të sillemi zakonshëm, prandaj ne e mbështesim dhe do ta adresojmë këtë temë”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …