RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Jack Smith, kërkon nga trupi gjykues, që Salih Mustafa të shpallet fajtor dhe të ndëshkohet me burg të gjatë

Prokurori i Gjykatës Speciale,  Xhek  Smith,  ka kërkuar nga trupi gjykues që Salih Mustafa të shpallet fajtor për veprat që ia ngarkon Prokuroria dhe t’i shqiptohet dënim me burg të gjatë. Ai mendon e duhet marrë parasysh realiteti i krimeve dhe efekti që kanë pasur  ato në jetën e viktimave dhe familjeve të tyre. Derisa e ka paraqitur deklaratën përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit,  Xhek  Smtih ka thënë se Salih Mustafa ka pasur rol të dyfishtë, sipas tij si komandant dhe autor i drejtpërdrejt në keqtrajtimet që prokuroria pretendon se janë kryer në një shtëpi ndalimi, gjatë luftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …