Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Sot në Kuvendin e Kosovës u zhvillua një situatë e tensionuar, mes kryeministrit Kurti e kryekuvendarit, Konjufca

Një bisedë e tensionuar është zhvilluar sot mes kryeministrit, Albin Kurti dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi ai votoi pro një mocioni të propozuar nga opozita. Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën, duke votuar pro. Pas kësaj, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, iu drejtua  Glauk Konjufcës me një shpoti në formë shakaje duke i bërë thirrje t i bashkohet LDK-së, pasi, sipas tij të gjithë po ikin nga Vetëvendosja. Glauk, të kanë tradhtuar më mirë eja në LDK, ishte oferta e  Arben Gashit drejtuar Konjufcës. Shkaku i ndërhyrjes,  ishte Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së  Abelard Tahiri, i cili kërkoi që të votohej një mocion, ku propozohej që debati për grevat në arsim të niste menjëherë, në mënyrë që të lirohej salla e Kuvendit për një aktivitet të NDI-së, që ishte planifikuar të mbahej në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke  filluar nga ora 16.00.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …