Kryeministri, Kurti

Kryeministri Kurti tha se dialogu me sindikata nuk ka munguar, por kërkesat e tyre janë të parealizueshme

Duke folur për grevën, gjatë debatit në Kuvend, kryeministri Albin Kurti ka thënë se dialogu me sindikata nuk ka munguar por kërkesat e tyre janë të parealizueshme. Kurti ka shtuar se nuk janë të pranueshme, as  kërcënimet apo shantazhet në këtë rast. Përballje me inflacion kemi, mirëpo kërcënim apo shantazh, se  i dua kaq para për çdo muaj derisa të kalon Projektligji, nuk bën të ketë. Ai veçoi faktin se nuk është e çuditshme që opozita po e mbështet grevën. Po shihet komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues, ka deklaruar ai. Albin Kurti, ka  harruar  apo nuk do të kujtojë sa herë i ka mbështetur dhe i ka organizuar grevat kundër qeverive të kaluara.

Kontrolloni gjithashtu

Besa Ismaili-Ahmeti: Siguria e grave nuk është alibi për mbrojtjen e karriges ministrore

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili-Ahmeti, ka kritikuar ashpër ministrin Xhelal Sveçla, duke …