Aleksandar Vuçiq ka biseduar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, për vizitën e tij të ardhshme në Nju Jork

Aleksandar Vuçiq ka biseduar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, për vizitën e tij të ardhshme në Nju Jork

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan, Christopher Hill, me të cilin ka folur për vizitën e tij të ardhshme në New York, Vuçiq  ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Vuçiq ka bëri të ditur se me ambasadorin Hill ka biseduar për temat aktuale, por edhe për vizitën e ardhshme në New York si dhe takimeve të shumta me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Ka saktësuar Vuçiq. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një konference për media që pati në Prishtinë në vizitën e tij të fundit njoftoi se edhe ai do të jetë në New York për Asamblenë e OKB-së bashkë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Ai paralajmëroi se atje mund të flasin për caktimin e datës së ardhshme të takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut pas bisedimeve që pati me kryeministrin Kurti në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …