Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan beson se Vladimir Putin po kërkon t’i japë fund luftës, në Ukrainë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan  beson se Vladimir Putin po kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë. Erdogan ka saktësuar se nga bisedimet e fundit me Vladimir Putin, kishte kuptuar se  ai dëshironte t’i jepte fund kësaj sa më shpejt të jetë e mundur.

Erdogan ka kërkuar vazhdimisht të ndërmjetësojë gjatë luftës, duke promovuar një qëndrim “të balancuar” të Turqisë si anëtare e NATO-s, ndërsa kundërshton sanksionet perëndimore ndaj Rusisë. Ai ndihmoi OKB-në të ndërmjetësonte një rifillim të eksporteve të grurit nga Ukraina dhe tha javën e kaluar se po përpiqej të organizonte bisedime të drejtpërdrejta për armëpushim.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …