Bugajski

Janus Bugajski: Është koha për ta sanksionuar Serbinë, pasi Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin

Në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov kanë nënshkruar një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme. Pas kësaj marrëveshje ka reaguar analisti i mirënjohur amerikan, dhe njohës i politikave në Ballkan,  Janusz Bugajski, i cili duke folur për rast  theksoi se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beograd mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.  Ai iu ka drejtuar  edhe shteteve të Bashkimit Evropian  duke i pyetur  pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së. Është koha për ta sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin, shkruan Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë …