Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Kryeministri, Kurti, i ka mbyllur shkollat për nxënës, por tha se i ka hapur për zgjedhjet e Vetëvendosjes

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënës, por  i ka hapur për zgjedhjet e Vetëvendosjes. E kam thënë edhe në Kuvend që kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e 90-ta, ai ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Kreu i PDK-së i është përgjigjur edhe etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët. Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Nuk ka PAN por ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial. Qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një kryeministër i cili “e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim”. Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të Kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Wesley Clark

Wesley Clark pritet të dëshmojë në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 1999, gjenerali amerikan Wesley …