Kuvendi Komunal i Skenderajt ka miratuar Buxhetin për vitin 2023

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, të cilën e ka kryesuar kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, e ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe shoqëria civile. Pika kryesore e rendit të ditës ishte propozim-buxheti për vitin e ardhshëm (2023), në të cilën pikë anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar rreth projekteve kapitale, investimeve të Komunës për vitin e ardhshëm dhe çështjeve tjera të interesit publik. Kryetari Nura ka dhënë sqarimet e nevojshme në pyetjet e parashtruara, ndërsa ka përmendur rritjen e investimeve kapitale që është 4 milionë e 300 mijë euro, apo 21% më shumë se vitin e kaluar. Kreu i Skenderajt është shprehur se buxheti që në total është 16 milionë euro e 291 mijë e 891 euro (12% më i lartë se vitin e kaluar), është buxhet që do të mundësojë zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe përmbushje të zotimeve të Qeverisjes Nura. Përveç buxhetit, Kuvendi ka miratuar edhe pikat tjera të rendit të ditës.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …