Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që ta ndal dhunën në Ukrainë

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që ta ndal dhunën në Ukrainë. Gjatë lutjeve publike në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai kërkoi që të ndalet spiralja e dhunës dhe vdekjeve në Ukrainë. “Apeli im i drejtohet fillimisht presidentit të Federatës Ruse, duke iu lutur atij që të ndalë – për hir të popullit të tij – këtë spirale të dhunës dhe vdekjes. Në anën tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtohem me një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur për propozime serioze të paqes. Ndiej keqardhje të madhe për situatën serioze që është krijuar ditëve të fundit, me veprime të mëtejme që bien ndesh me parimet e ligjit ndërkombëtar. Në fakt, rrit rrezikun e një përshkallëzim bërthamor deri në pikën e frikës nga pasoja të pakontrollueshme dhe katastrofale për mbarë botën” theksoi në mes tjerash, papa Françesku.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …