leoni

Trust

Fondi Pensionist i Kosovës ka humbur 161 milionë euro deri në gusht të këtij viti

Kriza në tregjet financiare globale dhe konkurrenca e egër kapitaliste gjatë  muajve të fundit, është duke ndikuar jashtëzakonisht shumë edhe në investimet e jashtme të Fondit Pensionist të Kosovës, i njohur si Trust. Ky fond deri në gusht ka humbur 161 milionë euro nga rënia e vlerës së aseteve të saj në këto tregje. Në raportin më të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës ku shpalosen informatat mujore të sistemit financiar në vend, në muajin gusht të këtij viti, kthimi në investimet e Trustit ishte -161 milionë euro. Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se derisa çrregullimet në tregjet ndërkombëtare të vazhdojnë, paratë e kontribut-paguesve do të shënojnë vazhdimisht humbje. Vlera e aseteve të jashtme neto të investuara nga Fondet Pensioniste të Kosovës deri në muajin gusht të këtij viti, ishte gjithsej 1 miliardë e 613 milionë euro. Vlera e përgjithshme e aseteve të Fondit Pensionist të Kosovës është 2 miliardë e 283 milionë euro, prej të cilave 2 miliardë e 274 milionë i takojnë Fondit të Kursimeve Pensioniste të Kosovës.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …