Akademi Përkujtimore dhe ceremonia e rivarrimit të dëshmorit Nuhi Krasniqi

Më 26.05.2016 në orën 13:00 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Malishevë do të mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin Nuhi Sinan Krasniqi. Në këtë akademi do të dorëzohen edhe dekoratat e Presidencës së Republikës së Kroacisë për dëshmorin Nuhi Sinan Krasniqi.

Një fjalë rasti do të mbajë Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, Tom Krasniqi (Kryetar i vullnetarëve dhe veteranëve të luftës  së Kroacisë), Gjeneral Esad Qollaku (Kryetari i shoqatës së luftëtarëve Shqiptar në Republikën e Kroacisë), z. Tomo Medved i deleguari i veçantë i Presidentes të Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitarović , njëkohësisht  dhe ministër i veteranëve në Qeverinë e Kroacisë.

Pas fjalimit te ministrit Tomo Medved do të ftohet familja për ti dorëzuar dekoratat dhe flamuri i nderit nga ministrit Tomo Medved.

Ndërsa në orën 14:30 në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë, do të organizohet ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Nuhi Sinan Krasniqit, dëshmor shqiptar i luftës në Kroaci.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …