Albin Kurti: Kosova nuk ka çfarë të fsheh nga paslufta kemi qenë nën administrimin ndërkombëtarë

LDK-ja ashtu sikur edhe PDK-ja kanë bërë me dije se nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti

Pas takimit të së mërkurës me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kryeministri Albin Kurti ka dërguar një ftesë në adresë të partive opozitare të cilave iu ka kërkuar takim për të premten. Lidhja Demokratike e Kosovës, ashtu sikur edhe PDK-ja  kanë bërë me dije se nuk do të shkojë në takimin e ftuar nga kryeministri. Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Kurti duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje. Për LDK-në “marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, ka thënë  deputetja Sibel Halimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Kulla

Ilir Kulla: Dronët amerikanë, lajm i mirë për Kosovën përballë fuqisë militariste të Serbisë

Eksperti i gjeopolitikës dhe sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar si lajm të mirë ardhjen e …