“Kuvend jodemokratik” ka qenë parulla që ka përdorur sot PSD në hyrje të Kuvendit

“Kuvend jodemokratik” ka qenë parulla që ka përdorur sot PSD në hyrje të Kuvendit

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aktivitet simbolik para Kuvendit të Kosovës. Aktiviteti është bërë lidhur me peticionin që ishte nënshkruar nga qytetarë për të kërkuar inicimin e ligjit për faljen e gjobave të pandemisë. Sipas PSD-së, Kuvendi po refuzon të votohet për këtë temë, ndërsa përfaqësuesit e parlamentit i ka quajtur të kapur pas pushtetit. Partia Socialdemokrate ka lëshuar këtë njoftim:  E vonuan, e zvarritën, por nuk arritën ta ndalin. Peticioni i nënshkruar nga mbi 11 mijë qytetarë, ku kërkohet inicimi i ligjit për faljen e gjobave të pandemisë, tash së fundi kaloi të gjitha procedurat burokratike, por jo edhe lejimin e pjesëmarrjes në seancë ku diskutohet dhe votohet kjo temë. Është dekurajuese qasja e Kuvendit, përkatësisht krye parlamentarit Konjufca, për qytetarët që kanë nevoja dhe organizohen rreth çështjeve në interes për ta. Demokracia përfaqësuese është më e gjerë sesa formaliteti i shtruar në institucione. Ligji e mundëson, deputeti e refuzon. Në vend se të nxiten iniciativat e tilla dhe të mbrohen direkt nga qytetarët, frika e pushtetit zuri ulësen e tyre. Këta përfaqësues janë të kapur ngushtë pas pushtetit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Dr. Pleurat Sejdiu, kritikon vendimin e Qeverisë për policën kufitare për mërgimtarët

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …