Ramush Haradinaj: Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme

Ramush Haradinaj: Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me qytetarët e Kastriotit  ka theksuar se marrëveshja finale me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është afër. Marrëveshja i hap Kosovës rrugën drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Qeveria duhet të ketë kujdes në këtë fazë në mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës”, ka thënë ai. Haradinaj ka saktësuar se roli i tij dhe AAK-së është që të ndihmojë procesin pasi në këtë rast  kërkohet unitet politik. Sa i përket gjendjes së brendshme, qeveria Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme. Qasja e tij në qeverisje, sektor të sigurisë dhe energjisë, kanë shkaktuar rënie drastike në ekonomi dhe kanë dobësuar pozitën e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …