leoni

Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë Kurti se duke mos vepruar ka nxjerrë nga qarkullimi ekonomik rreth 500 milionë euro. Ai thotë se kjo vërtetohet nga të gjeturat e Komisionit Evropian për tremujorin e tretë të këtij viti. Nëse do të mbaheshin shpenzimet kapitale të Qeverisë së paku si në vitet e mëparshme, e jo të uleshin me 30% apo me rreth 200 milionë euro, do të shtohej aktiviteti ekonomik, që do të rezultonte me normë më të lartë të rritjes ekonomike, më shumë vende pune, më shumë të ardhura për familjet dhe fitime për bizneset, si dhe më shumë tatime për shtetin. Nëse Qeveria do të ulte TVSH-në dhe akcizën në disa mallra (në naftë në veçanti), atëherë sot do të kishim rreth 300 milionë euro më shumë në qarkullim në ekonomi, në llogaritë bankare të qytetarëve dhe bizneseve”, ka shkruar, Avdullah  Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja kërkon zgjatje të afateve dhe parashikon thirrjen e deri në 25 dëshmitarëve

Në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja ka parashtruar se mund …