U ndanë mirënjohje për pjesëmarrësit në trajnimin dy ditor “Gratë në procesin e vendimmarrjes”

Për dy ditë rresht gratë vitiase kanë marrë pjesë në një trajnim për ngritje të kapaciteteve në komunën e Vitisë, me temën “Gratë në procesin e vendimmarrjes”. Ky trajnim është organizuar nga , CCNO në bashkëpunim me OJQ Gruaja Hyjnore. Bëhet me dije se gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit janë njoftuar mbi këto tema: Analizave dhe planifikimit gjinor mbi programet për gjininë dhe zhvillimin e Shoqërisë, mekanizmat specifikë të inkurajimit dhe aftësimit të grave për pjesëmarrje aktive dhe  ndërtimi i imazhit publik. Ky trajnim u mundësua në kuadër të projektit “Përmirësimi i barazisë gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE” të  financuar nga Unioni Evropian dhe nga “ Swedish International Cooperation Agency”. Me këtë rast sot u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit në këtë trajnim ku ka marrë pjesë edhe kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Kreu I komunës  potencoi rolin e rëndësishëm të gjithëpërfshirës të gjithë qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …