Filluan punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së fshatit Mjak

Sot në fshatin Mjak të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës kryesore të këtij fshati në gjatësi prej afro 6km. Me këtë rast i pranishëm në fillimin e punimeve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor i cili u prit aty nga banorët e këtij fshati, të cilët u shprehën falënderues që po asfaltohet kjo rrugë. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, është e përkushtuar të investoj në çdo cep të kësaj komune duke potencuar se asfaltimi i kësaj rruge do të ju mundësoj qarkullimin e lirë të banorëve por edhe kthimin e banorëve të shpërngulur në pronat e tyre. “Dëshiroj të ju urojë fillimin e punimeve të rrugës së Mjakut të gjithë banorëve të kësaj zone. Për fillimin e këtyre punimeve janë gëzuar të gjithë,  sepse po shoh banorë të vendeve të ndryshme të grykës së Moravës.  Ky brez kufitar i ka lidhur të gjithë banorët”, u shpreh kryetari Haliti.  Ai tha se investimet në këtë grykë kanë një rëndësi të veçantë strategjike jo vetëm pse janë pika kufitare por që sipas tij me këtë zhvillohet edhe ekoturizmi, zhvillimi rural, blegtoria, bujqësia dhe aspektet e tjera të turizmit.  Kryetari Haliti bëri me dije se në kuadër të këtij projekti do të bëhen edhe punime të tjera si ajo në vendin e njohur “Kodra e Furrës” në Debelldeh të Vitisë.  Ai tha se gjithashtu është duke u rregulluar rruga për në fshatin Samakovë që ka një rëndësi të veçantë.   I pari i komunës përmendi edhe punimet e tjera që janë bërë në fshatrat malore të kësaj komune. Gjithashtu ai foli edhe për rëndësinë kulturore historike të fshatrave malore të Vitisë. Ndërkaq Muharrem Beqiri, kryetari i fshatit Mjak ka falënderuar komunën e Vitisë, në veçanti kreun e komunës për këtë projekt kapital duke folur edhe për rëndësinë që ka kjo rrugë për banorët. Përndryshe fshati Mjakë është një fshat malor,  ku aktualisht jetojnë një numër i vogël i banorëve pasi që kohë më parë shumë banorë të këtij lokaliteti ishin shpërngulur nga ky vend. Asfaltimi i kësaj rruge shihet si një mundësi e mirë për kthimin e tyre në fshat nga banorët që ishin të pranishëm në fillimin e punimeve.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, pemë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …