Besnik Bislimi

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Beograd

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë dy ditëve të ardhshme do të qëndrojë  për vizitë në Beograd. Ai do të marrë pjesë ditën e enjte në konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, me fillim nga ora 17:00, dhe ditën e premte, në një panel diskutimi. Fokuset e diskutimit në këto konferenca, do të jenë në integrimin evropian, perspektivën e rajonit dhe dialogun. Kujtojmë se kjo vizitë e Bislimit në Beograd mbahet pak ditë para përfundimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale RKS.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …