Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Plani franko-gjerman është amerikan, është marrëveshja finale me Serbinë dhe njohja e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar për RTK-në  se Plani franko-gjerman është amerikan, është marrëveshja finale me Serbinë, aty është njohja e Kosovës.  Dokumenti i cili është ofruar për marrëveshje, e ka njohjen e Kosovës në mënyrë eksplicite. Marrëveshja pritet të nënshkruhet këtë vit, derisa plani franko-gjerman është final dhe se nuk ka marrëveshje tjetër. Marrëveshja mund të mos quhet marrëveshje për njohje, mund të quhet marrëveshje për normalizim, po në përmbajtje e ka njohjen”, ka deklaruar Haradinaj, sipas të cilit, kjo është mënyra eksplicite e marrëdhënieve në mes dy shteteve. Kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk do të ketë më negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë për asgjë tjetër, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …