Brickos

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk e ndryshojnë dot historinë njerëzit e kompleksuar për shkak se nuk kanë marrë pjesë në luftë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë historinë, pasi çlirimtarët e Kosovës janë: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa, Pjetër Shala dhe ushtarët e  eprorët e tjerë  të  UÇK-së. Janë disa njerëz që mund të kenë edhe komplekse për shkak se nuk janë angazhuar në këtë drejtim  kur ka qenë koha, thjesht nuk kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare kundër Serbisë. Tani  koha e luftës me Serbinë ka kaluar por është koha e mençurisë dhe urtësisë politike. Sa i përket videos së Vetëvendosjes ku mes tjerëve edhe Limaj etiketohet si “shkatërrues shteti”, ai ka pyetur se çfarë ka pasur në vitin 1999 për t’u shkatërruar më pas. Çfarë ka pasur në Kosovë që do ta kishim shkatërruar ne  që sollëm lirinë,  ne nisëm rindërtimin e vendit të shkatërruar, të bombarduar e të djegur nga Serbia. Ne jemi ata që filluam ndërtimin nga zeroja, ka thënë mes tjerash Fatmir Limaj në një debat televiziv.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …