leoni

Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, akuzon ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve lidhur me polisat

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për mashtrim të mërgimtarëve në lidhje me polisat kufitare. Ajo ka thënë se mërgimtarëve iu ka  premtuar se pagesa për polisë kufitare dhe rimbursimi bëhet online, por  sipas Musliut mërgimtarët janë duke pritur në zyre në Prishtinë për ta bërë pagesën. Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recidivist, ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë, sepse u keni thënë se do i heqim polisat, nuk do të paguani fare dhe tani i keni mashtruar sepse as tetë për qind nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësuar me 100 e një mijë kushte, jo duhet me pas kredit kartelë, ata duhet krejt pushimin që e kanë prej 3 javë ditësh me e kaluar në zyrat e qeverisë, në banka dhe tek Byroja e Sigurimeve. Prandaj je mashtrues, keni mashtruar gurbetçarët dhe kjo është fakt, ka nënvizuar  deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Mafia energjetike ka depërtuar në Ballkan për shkak të veprimeve të qeverisë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve për kolaps …