Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti në 7 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti në 7 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Deputetja  e LDK-së në Kuvendin e  Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti me rastin e shënimit të 7 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshje së Stabilizim – Asocimit (MSA), duke akuzuar për mos implementimin e saj. Ajo përmes një postimi ka thënë se vetëm në kohën e qeverisjes së LDK-së janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme për vendin, duke akuzuar qeverinë aktuale për keqqeverisje dhe stagnim në diplomaci. Kosova ka shënuar regres me këtë qeveri në shumë fusha. Stagnim të plotë në diplomaci, asnjë njohje të re e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Zero transparencë në dialogun me Serbinë”, ka shkruar  deputetja Rrezarta Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë të bëj dekretime për kryeministër

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të …