Grenell

Riçard Grenell: Nuk ka nevojë të jemi miq personalisht me Albin Kurtin, por duhet të jemi aleatë

Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell, në një intervistë për Nacionale ka deklaruar se Kurti i pëlqen si person, por që nuk i pëlqen fakti se ai u ka thënë gjithmonë JO propozimeve amerikane.  “Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë”, tha ai. Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi”, u shpreh Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …