Nikolenko: Propozim realist është përfundimi i luftës midis Rusisë e Ukrainës dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas

Nikolenko: Propozim realist është përfundimi i luftës midis Rusisë e Ukrainës dhe tërheqja e trupave nga territori ukrainas

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, lidhur me deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, se pala ruse është ende e gatshme për negociata rreth zgjidhjes së situatës në Ukrainë, vlerësoi se deklarata e ministrit të Jashtëm rus nuk ishte asgjë më shumë se, siç tha ai, një tjetër deklaratë për të blerë kohë “ndërsa ushtria ruse pëson disfata”. “Për sa kohë që Rusia vazhdon të kryejë krime në Ukrainë, duhet të ketë vetëm një përgjigje – në fushën e betejës, thotë  Nikolenko. Sergej Lavrov më parë deklaroi se në gjashtë muajt e fundit ka pasur disa iniciativa nga amerikanët dhe disa ministra të tjerë të jashtëm të vendeve perëndimore të cilët kanë kërkuar bisedime telefonike me liderin rus. Ai shtoi se Rusia është e gatshme të dëgjojë vendet perëndimore nëse i qasen me propozime realiste të bazuara në parimet e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të interesave, që synojnë gjetjen e një kompromisi dhe balancimin e interesave të të gjitha vendeve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …