Brickos

PDK

PDK: Qeveria aktuale ka nisur kapjen e Administratës Publike – mijëra zyrtarë rrezikohen me largim nga puna

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi i PDK-së,  në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda, tha sot në konferencë për media se Qeveria aktuale ka nisur përpjekjet që nëpërmjet ligjit të kapë Administratën Publike dhe të largojë nga puna mijëra zyrtarë civilë që kanë pozita menaxheriale. Ai ka ngritur alarmin se ky veprim i qeverisë aktuale është kundër kushtetues dhe cenon procesin e integrimit evropian të Kosovës. Kjo përpjekje e qeverisë është shantazh dhe kërcënim direkt për të vënë nën kontroll politik gjithë shërbimin civil të Kosovës. Qeveria aktuale pasi ka kapur çdo institucion publik duke emëruar e punësuar familjarët e tyre dhe zyrtarët partiakë në pozita drejtuese dhe në borde të institucioneve publike, tani ka nisur përpjekjet kundër kushtetuese në administratën publike. Kjo qeveri këto ditë ka prezantuar Projektligjin për Zyrtarët Publik të Kosovës, i cili paraqet synimin e qartë të partisë në pushtet për të politizuar administratën publike të shtetit dhe për t’a kthyer atë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje.  Përparim Gruda tha mes tjerash se nëpërmjet projektligjit për Zyrtarët Publikë të Kosovës, qeveria po cenon sigurinë juridike të shërbimit civil.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …