Samedin Mehmeti

Sot u bënë tre muaj prej kur ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti ka hequr dorë prej pozitës së tij

Sot u bënë tre muaj prej kur ish drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti ka hequr dorë prej pozitës së tij. Që nga ajo ditë me institucionin kryesor të sigurisë udhëheq ushtruesi i detyrës Fehmi Hoti. Ndërkohë, në konkursin e shpallur për këtë pozitë, pretendime për të marrë postin e Drejtorit të Policisë, kanë shfaqur pesë aplikantë. Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që ende nuk dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ndër kandidatët është edhe serbja, Sllagjana Stojanoviq, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës që besohet se kandidimi i saj është bërë që procesi të jetë valid. Nga ana tjetër pozitën e kreut të këtij institucioni e synon edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve, që përballë ka edhe drejtorin aktual të Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala. Përveç tyre pjesë e garës është edhe Fatos Haziri, ish-udhëheqës i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve. Megjithëkëtë sipas ish drejtorit të Policisë Rashit Qalaj, ky konkurs duhet të anulohet por jo të shtyhet  procesi.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …