Po vazhdon fasadimi i objekteve banesore përgjatë Sheshit “Adem Jashari” në Skenderaj

Me intensitet të shtuar janë duke u zhvilluar punimet në kuadër të projektit të Qeverisjes Nura, për fasadimin e objekteve banesore përgjatë Sheshit “Adem Jashari” në qytetin e Skenderajt. Sot, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka vizituar punimet që po zhvillohen në objektet banesore, ku njërës aktualisht është duke iu vendosur çatia, kurse tjetra po fasadohet sipas modelit për të cilin ishin përcaktuar të gjithë banorët para se të fillojë procesi. Sipas kryetarit Nura, fasadami është një nga punët e mira për banorët e objekteve banesore në Sheshin “Adem Jashari”, të cilat po transformohen nga dita në ditë, dhe po marrin pamje të re.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …