Uran Ismaili

Uran Ismaili: Është për keqardhje mosbesimi i madh që koalicioni po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore

Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar në lidhje me operimin e presidentes Vjosa Osmani në një spital privat. Ai ka thënë se është për keqardhje mosbesimi i madh që koalicioni qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore. Qindra dhe mijëra qytetarë të Kosovës marrin shërbime shëndetësore çdo ditë në institucionet publike. Rrjedhimisht, fuqizimi dhe mbështetja e tyre duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar dhe secilën qeverisje të vendit. Sot, është për keqardhje mosbesimi i madh që ky koalicion qeverisës po tregon ndaj institucioneve publike shëndetësore, siç është rasti i operimit të presidentes në një klinikë private. Për më tepër, neglizhenca ndaj sektorit të shëndetësisë prej kësaj qeverie, është edhe më shqetësues. Brenda pak muajve po e presim ministrin e tretë të Shëndetësisë, ndërkaq, po bëhen tashmë një muaj që kur ky sektor është pa ministër.  Shëndetësia nuk ndreqet me konferenca për media e as me vizita në shërbim të PR-it personal, por vetëm me investime konkrete, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk po i shohim askund.  Shërim të shpejtë, presidente!”, ka shkruar Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …