leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kahen në raport me targat, ndryshe po rrëshqet në tradhti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar sërish nga kryeministri Albin Kurti të ndryshojë kah në raport me targat, në të kundërtën, sipas tij, ai “sigurt po rrëshqet në tradhti”. Sipas tij, situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij. “Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë, e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura kryeministri”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka theksuar se nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë. Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti. Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit. Prandaj ndalu!”, ka shkruar Haradinaj.  Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti”.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …