Haxhiu: Vendimet e shfuqizuara sot nga qeveria nuk prekin pagat e prokurorëve e gjyqtarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu drejton akuza të rënda ndaj opozitës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të opozitës. Ajo ka shkruar se opozita ka mendjen të pushteti dhe lidhjet me strukturat kriminale. Ajo ka shkruar se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme, sa i përket çështjes së targave por janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare. “Fatkeqësisht opozita e sotme apo qeveria e djeshme as atëherë as tash nuk mbështesin vendimet e drejta, madje sot vuajmë pasojat e marrëveshjeve të tyre të dëmshme. Prandaj  edhe do të duhej të kishte unifikim rreth tyre. Ata duan që t’i lëshojmë pe Serbisë e të përmbushen apetitet e Vuçiqit, disa për shkak të lidhjeve me strukturat kriminale e disa të tjerë e kanë mendjen veç tek pushteti” ka shkruar mes tjerash, ministrja, Albulena Haxhiu, e cila është edhe zyrtare e lartë e partisë politike, Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …